Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 8 korrik

Më datë 8 korrik, në orën 12:00, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt dhe Elma Abules.

Gjyqtarët do të shqyrtojë argumentet e dhëna nga mbrojta e Veliajt dhe po ashtu edhe mbrojta e Abules më pas edhe argumentat e SPAK pse nuk duhet të ndryshojnë masat e sigurimit.

Në fund Gjykata e Lartë do të thotë fjalën e fundit nëse Veliaj do të qëndrojë në qeli apo do të fitojë lirinë.

Relatore e çështjes do të jetë gjyqtarja Albana Boksi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 dhe është nën hetim për korrupsion e pastrim parash.

Kryebashkiaku, më 19 maj, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. /vizionplus.tv

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker