Veliaj i përgjigjet opozitës: Ju protestoni për të shkatërruar, ne mblidhemi për të ndërtuar

Drejtuesi Politik i PS për Qarkut e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë shpërndarjes së kartave të reja të anëtarësisë në Njësinë 1, tha se Partia Socialiste duhet të krahasohet me vetveten dhe jo me kundërshtarin, që sot është katandisur kokoshi një thelë.

“Ne nuk i kemi bërë kurrë betejat duket bërë llogaritë e kundërshtarit. Po të jetë për kundërshtarin, nuk ka nevojë të përgatitemi një vit përpara. Po të shikoni si janë katandisur kokoshi një thelë – se si partia që deri në 2013 qeveriste gjithë vendin, në 2015 qeveriste vetëm Tiranën, në 2017 qeveriste vetëm bulevardin me ato çadrat, në 20-21 qeveriste vetëm oborrin e partisë, në 2023 kishte vetëm rrugicën “Mustafa Matohiti”, në 2024 kanë vetëm një dritare – pra, po të jetë për t’u matur me ta, loja ka mbaruar. Por ne duhet të matemi me veten tonë. Ne duhet të jemi versioni ynë më i mirë. Ne duhet të jemi skuadra më e mirë që kemi qenë ndonjëherë, më të hapur se kurrë, më të fortë se kurrë. Ta bëjmë krahasimin me veten tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se mazhoranca ka si filozofi të sajën ndërtimin, ndërsa opozita shkatërrimin. “Po të dëgjosh palën tjetër thonë: ‘Protestojmë se kemi inat socialistët’. Ne nuk angazhohemi, nuk mobilizohemi, nuk bëjmë beteja se kemi inat dikë, për inat të dikujt. Ne jemi në këtë betejë sepse kemi dashuri, kemi pasion. Ne duam që të ndërtojmë gjëra, jo që të prishim. Kur dëgjon ata thonë do bëjmë një protestë të shkatërrojmë këtë ose atë, kurse ne themi: ‘Do mblidhemi të ndërtojmë një shkollë, një kopësht, çerdhe, park, lulishte, një mjedis që i jep vlerë qytetit tonë, lagjes tonë, njësisë tonë, komunitetit tonë. Janë dy filozofi të ndryshme! Ata janë me filozofinë e inatit, ne me filozofinë e pasionit. Ne kemi filozofinë e punës, ata filozofinë e dhunës. Ne duam të ndërtojmë, ata duan të shkatërrojnë. Këto janë dy botë! Një familje që ndahet, duke përjashtuar njerëz, që i nxjerr njerëzit nga shtëpia si në Big Brother, nuk është një familje që rritet”, theksoi Veliaj.

Lajmet Veliaj i përgjigjet opozitës: Ju protestoni për të shkatërruar, ne mblidhemi për të ndërtuar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>