Veliaj dhe Gonxhja inspektojnë punimet për infrastrukturën publike në Zonën e Lirë Ekonomike (TEDA)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja inspektuan punimet për infrastrukturën publike në Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA) në Kashar.

Përmes TEDA Tirana, Bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus te industritë prodhuese si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu ambicien e tij që kjo zonë të shndërrohet sa më parë në hapësirën më të madhe, ku do mblidhen të gjitha bizneset Ndërkombëtare, të cilat duan të investojnë në Tiranë, kryesisht në fushën e teknologjisë së informacionit, prodhimin e pjesëve për automjetet dhe turizmit.

“Është zgjedhur kjo zonë sepse këtu kemi pasur një fluks të madh kërkesash për punë. Këtu kemi pasur një biznes që ka zgjatur për rreth 2-3 dekada, kryesisht të fasonerisë, por ishte një biznes vulnerabël me rroga të ulëta. Ajo që mund të bëjmë është të krijojmë vetë një zonë të lirë ekonomike ku të promovohet një lloj ekonomie e re, më e qëndrueshme, që punëson 4-5 mijë vetë në fazën e parë dhe paguan më shumë sepse janë punët e të ardhmes. Ne tashmë i kemi klientët e parë, kryesisht janë kompani për data center, që merren me të dhënat kompjuterike, të cilat shërbejnë si hub-e, pra si stacione të lidhjes së rrjeteve, sidomos për rrjetet sociale ku jemi edhe vetë konsumatorë. Ruajtja e të dhënave është një biznes i jashtëzakonshëm. Për Ballkanin planifikojmë që klienti ynë i parë të ketë databazën më të madhe të ruajtjes së të dhënave, serverët më të mëdhenj në të gjithë rajonin tonë, për të ofruar këto shërbime edhe në një Shqipëri, e cila po rritet nga ana teknologjike dhe e aftësimit, por sigurisht në një Shqipëri që kërkon rroga më të mira. Ka ardhur koha të kalojmë nga tekstili dhe këpucët, te teknologjia e informacionit dhe turizmi”, u shpreh Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku shtoi se qëllimi i Bashkisë së Tiranës është ta kthejë këtë zonë, nga një djerrinë, në një tokë që prodhon ekonomi dhe kthehet në një histori suksesi për qeverinë dhe bashkinë.

Kjo hapësirë është prova konkrete se si lidhet kultura me ekonominë. Ne patjetër që do të investojmë në Tiranën urbane dhe do injektojmë projekte të kulturës sepse ato prodhojnë më shumë ekonomi dhe turizëm. Nga ana tjetër, vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, na mundëson të fillojmë menjëherë lidhjen e kontratave. Teksa këtu do të vlojë puna për të mbaruar gjithë infrastrukturën, për të ndarë parcelat në këto 35 hektarë të parë, para se të shkojmë në 50 hektarë hapësirë, na duhet edhe një kantier tjetër që do jetë kantieri i marketingut, për t’i treguar klientëve se çfarë potenciali ka këtu. Ky është një shërbim që ofrohet për të promovuar bizneset e reja dhe në momentin që këtu do të kemi edhe një qendër shërbimesh, të gjitha procedurat do i mbarojmë në një godinë, pa u detyruar të vijmë nëpër zyra. Besoj se kemi gjetur një vend ideal, që deri dje konsiderohej i degraduar, ndërkohë që në një qytet ku vlera e pronës po shkon çdo ditë e më lart, duhet të shfrytëzojmë çdo metër katror për të prodhuar më shumë ekonomi. Besoj se kemi marrë vendimin e duhur me qeverinë, me kryeministrin, për të qenë bashkia e parë që operon një zonë të promovimit ekonomik”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin dhe për nismën për të qenë e para për zbatimin e risive.

Është kënaqësi që jam në një kantier që flet për përpjekjen që qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë bërë bashkë. I lumtur që kam firmosur një dokument shumë të rëndësishëm për sa i përket mirëqenies ekonomike sociale të qytetarëve tanë për punësim cilësor, për teknologji dhe industri prodhuese, pranë një zone shumë të rëndësishme banimi si Tirana. Ju falenderojmë që do të jeni këtu një djep i parë i teknologjive të avancuara në kryeqytet”, tha Gonxhja.

Projekti “TEDA” është fryt i një bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Bashkisë, që do të gjenerojë 5 deri në 7 mijë vende pune të mirëpaguara, një kontribut ky shumë i rëndësishëm për ekonominë.

Lajmet Veliaj dhe Gonxhja inspektojnë punimet për infrastrukturën publike në Zonën e Lirë Ekonomike (TEDA) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>