Vela: Strukturat kriminale serbe po gjuajnë me armë pranë Zubin Potokut, Policia e Kosovës nuk është e përfshirë

Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka thënë se mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje dhe sipas tij, strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë janë ato që po gjuajnë me armë.

“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, janë duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, ka shkruar ai.

Gjatë mbrëmjes të së shtunës janë raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu po dyshohet se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë. /Kosova.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!