Vdiq një person si pasojë e aksidentit në autostradë
(Lajm i përditësuar)
Vdiq një person si pasojë e aksidentit në autostradë
Ka vdekur një person si pasojë e aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën Suharekë- Duhël.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi konfirmoi për portalin rtv21.tv se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”, tha Bajrami.
Aksident në autostradë, një i lënduar
Një person ka marrë lëndime si pasojë e një aksidenti në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për portalin rtv21.tv ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Bazuar në informacionet e para ju informojmë se, rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, ka thënë Bajrami për rtv21.tv.
Krasniqi tutje ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në këto kushte atmosferike me të reshura./21Media