Vdes personi i dytë që u aksidentua dy ditë më parë në rrugën Kaçanik-Ferizaj

Ka humbur jetën dje, pasagjerja e dytë që u aksidentua të premten në rrugën Kaçanik – Ferizaj.

Viktima, kishte pësuar lëndime trupore në aksident, derisa e njëjta ishte duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në aksidentin mes tri veturash, në vendin e ngjarjes ka vdekur edhe vozitësi.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar  lëndime trupore në një aksident trafiku dhe  ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë  18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Lajmet Vdes personi i dytë që u aksidentua dy ditë më parë në rrugën Kaçanik-Ferizaj >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>