Vdes çiklisti pas aksidentit në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një person ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion)”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Ahmeti ka thënë që policia e ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave që shpien te ky aksident.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”.

Lajmet Vdes çiklisti pas aksidentit në magjistralen Podujevë-Prishtinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>