Vdes 26 vjeçari nga Prizreni, policia arreston të dyshuarin
Ka vdekur personi që është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen Bazhderhane në Prizren.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se i lënduari i moshës 26 vjeçare ka vdekur në QKUK.
Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.
I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit.
”Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 êshtë raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne toke. Patrolla policore i është pergjigjur rastit ku eshte kuptuar që viktima ishte therrur me thike. Eshte njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kane dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretmant mjeksor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur. Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenzivi i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. , mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”, ka thënë Shaqiri.
Lajmet Vdes 26 vjeçari nga Prizreni, policia arreston të dyshuarin >> Rahoveci INFO.