Vdekja e Tina Kaidanow, Osmani: Mbështetëse e shquar e vendit tonë
(Lajm i përditësuar)
Presidentja Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes, miqtve dhe kolegëve të Ambasadores Tina Kaidanow, e cila vdiq sot.
Kaidanow ishte Ambasadorja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën e pavarur.
“Jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Republikën e pavarur të Kosovës dhe një mbështetëse e shquar e vendit tonë. Tina ishte një udhëheqëse e fortë dhe e guximshme që luajti një rol thelbësor në shumë ngjarje kritike dhe historike para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pata nderin të punoja ngushtë me të dhe mësova shumë nga mençuria dhe përkushtimi i saj. Mendimet dhe ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj ndërsa ne të gjithë vajtojmë humbjen e saj”, ka shkruar Osmani.
Ndërroi jetë ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
Ka vdekur ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tina Kaidanow.
Ajo ka qenë ambasadorja e parë amerikane në Kosovë, pas shpalljes së Pavarësisë.
Kaidanow shërbeu në një sërë pozicionesh të larta në Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes, duke luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.