Vdekja e meteorologut Tahirsylaj / Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen e tij, vjen nga një familje atdhetare
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Sylë Tahirsylajt, ekspert i meteorologjisë.
Ai thotë se Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza.
“Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë”, shkruan Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka ngushëlluar të gjithë që e njohën profesorin Tahirsylaj.
Njoftimi i plotë:
I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të ekspertit të hidrometeorologjisë, profesorit Sylë Tahirsylaj.
Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë.
Ngushëllime familjes Tahirsylaj, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën!
U prehsh në paqe, profesor!
Lajmet Vdekja e meteorologut Tahirsylaj / Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen e tij, vjen nga një familje atdhetare >> Rahoveci INFO.