Vdekja e 28-vjeçares te Spitali Amerikan/ Prokuroria nis hetimet, familjarët akuza mjekëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në vendin tonë me protagonist “Spitalin Amerikan 2” në Tiranë. Një e re humbi jetën, një ditë pasi kreu një ndërhyrje estetike për humbjen nga pesha në këtë spital.

Viktima është 28-vjeçarja Irida Hasalla, e cila ditën e hënë iu nënshtrua një procedure estetike të liposuctionit në “Spitalin Amerikan”, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

“Liposuction” është një lloj operacioni që përdor thithjen për të hequr yndyrën nga zona të veçanta të trupit, si stomaku, ijet, kofshët, vithet, krahët ose qafa dhe gjithashtu u jep formë këtyre zonave.

Familjarët akuzojnë drejtpërdrejt mjekët e Spitalit Amerikan për humbjen nga jeta të Iridës, e cila iku në “lule të rinisë”. Ata depozituan një kallëzim në komisariatin nr. 4 të kryeqytetiot ndaj mjekëve të spitalit, duke i akuzuar për mjekim të pakujdesshëm.

Vëllai i viktimës, Arenc Hasalla deklaroi një ditë më parë për mediat se motra e tij vuante nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë. Sipas tij, mjekët e Spitalit Amerikan ishin në dijeni të kësaj gjëje dhe nuk duhet ta kryenin operacionin, por i thanë se ndërhyrja nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

“Motra ime ishte shtruar dje te Spitali Amerikan dhe bëri një operacion që s’i lejohej të bëhej, sepse ajo kurohej në Belgjikë me kancer. Operacion për heqje peshe. Nuk i lejohej me e bë operacionin fare dhe mjekja e ka bërë me dëshirën e motrës sime, pa firmën e prindërve të mi. Mjekja ishte në dijeni për çdo gjë. Ka kartelën, e ka parë” – tha Arenc Hasalla.

Lexo edhe:

Tragjike në Tiranë/ 28-vjeçarja humb jetën pas operacionit te Spitali Amerikan

Ai kërkoi vënien para drejtësisë të mjekes që kishte kryer operacionin, ku u bëri apel organeve të drejtësisë të kryejnë hetime.

“Duhet të vihet para drejtësisë mjekja, është jetë njeriu, nuk është pule. E di çdo të thotë të humbësh një motër?! Kështu që i bëj thirrje organeve kompetente të marrin masa për këtë mjeken Rezarta Kapaj se kjo e ka marrë gjithë përgjegjësinë. Mjekësia në Shqipëri ka marrë fund dhe vendi jonë ka marrë fund. Duhet të kemi drejtësi. Këtu vijnë njerëzit për të shëruar apo për të vdekur se s’po e marr vesh?! Motra vjen për t’u shëruar dhe vdes. Paguan dhe 2 mijë euro dhe vdes” – tha Arenc Hasalla.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat ditën e sotme, Arenc Hasalla dha detajet mbi tragjedinë që i ndodhi motrës së tij, teksa ka hedhur akuza dhe drejt “Spitalit Amerikan” që sipas tij, nuk i kishte kushtet.

“Ajo nuk duhet të ishte operuar fare sipas mjekëve se nuk i lejohet. Duke parë edhe kartelën që ka nuk duhet ta lejojnë fare. Kishte 2 vite që kurohej. Kishte përmirësime kohët e fundit, sëmundja e tillë që nuk e lejon me bo asnjë lloj veprimi, as me heq dhëmballë, as antibiotikë, asgjë. Ajo s’duhej të ishte futur fare në operim, narkozën nuk e pranon fare trupi me kancer.

Është futur nga ora 14:30-15:30 të hënën. Ka ndenjur në mbikëqyrje të mjekëve. Të nesërmen është zgjuar. Në orën 10:00 ka dashur të shkojë tualet një nga infermierët i thotë shko vetë. Në momentin që është ngritur është rrëzuar, i ka rënë trumpozë. Kam familjarët që kanë shoqëruar. Pastaj u fut në sallë reanimacioni, pa ndjenja, 96 orë. Kishte marrë fund. Spitali Amerikan 2 nuk i kishte kushtet. Mjekja nuk duhej ta kishte marrë përsipër një rast të tillë. Kur sheh një kartelë të tillë që është me kancer s’duhej ta kishte pranuar fare”, thotë Arenc Hasalla.

Ndërkohë, Policia e Tiranës në një reagim për mediat ditën e sotme bëri me dije se ka nisur hetimet, ku të resë i është kryer autopsia, dhe janë marrë në pyetje familjarët e viktimës si dhe mjekët dhe anestezisti që kreu operacionin.

“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.” – thuhej në njoftimin e Policisë.

Burime bëjnë me dije se mjekët që janë marrë në pyetje kanë deklaruar se kanë ndjekur të gjitha rregullat standarde që kryhen për operacione të ngjashme, megjithatë Prokuroria ka kërkuar që të verifikohen të gjitha lëvizjet dhe detyrat që janë kryer që nga momenti që vajza ka shkuar për të kryer ndërhyrjen, deri kur ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë sekuestruar dokumentacionet e plota të ndërhyrjes, përfshirë kartelën mjekësore në spital dhe materiale të tjera me rëndësi për hetimin, i cili është në fazë fillestare.

Vlen të theksohet fakti se “Spitali Amerikan” me administrator Klodian Allajbeun nuk është hera e parë që denoncohet për tragjedi të tilla.

Lajmet Vdekja e 28-vjeçares te Spitali Amerikan/ Prokuroria nis hetimet, familjarët akuza mjekëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>