Vazhdon xhiro e 14-të e Superligës, sot dy ndeshje

Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligë vazhdon edhe sot me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Do të luhen dy sfidat në dy orare të ndryshme, nga ora 13:00 dhe nga ora 17:00.

Suhareka dhe Ferizaj takohen në stadiumin e qytetit në Suharekë, me dy skuadrat që kërkojnë të rikthehen te fitoret.

Vendasit nuk dinë për fitore në katër sfidat e fundit dhe mysafirët në tre. Dueli mes Suharekës dhe Ferizajt fillon nga ora 13:00.

Derbi i ditës padyshim që zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina pret Ballkanin nga ora 17:00.

Kryeqytetasit kanë marrë dy barazime në dy sfidat e fundit dhe kërkojnë të rikthehen te fitoret, derisa Ballkani synon vazhdimësi të fitoreve.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker