Vazhdon beteja për Soledarin në Ukrainë

Ushtria ruse dhe ajo ukrainase njoftuan të mërkurën se në Soledar po zhvillohen luftime të ashpra, duke hedhur poshtë një pretendim të ngritur më herët nga grupi mercenar rus ‘Wagner’, se kishte marrë kontrollin e qytetit, që shtrihet në lindje të Ukrainës.

Ushtria ruse bëri të ditur se luftimet po vazhdojnë dhe se njësi të këmbësorisë ruse, kishin rrethuar qytetin në veri dhe jug, njofton Zëri i Amerikës.

Një zëdhënës i komandës lindore ushtarake të Ukrainës tha për një televizion ukrainas, se situata në Soledar paraqitej “e ndërlikuar”.

Ky është një nga rajonet më aktive të konfliktit, çka e bën të vështirë një vlerësim të pavarur të situatës atje.

Një ditë më parë ministria britanike e Mbrojtjes tha se me gjasë grupi ‘Wagner’ dhe forcat ruse kishin nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit të Soledarit, i cili ndodhet pranë Bakhmutit, një nga objektivat kryesore të Rusisë, në këtë fazë të sulmit të saj.

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se mënyra sesi Ukraina po garanton mbrojtjen në zonën e Bakhmutit, është tregues i guximit të forcave ukrainase qënuftojnë për të mbrojtur atdheun e tyre. Po sipas zotit Stoltenberg, ajo dëshmon se sa jetike është rritja e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

“Mbështetja jonë garanton një ndryshim të vërtetë në terren dhe në këtë pikë kyçe të luftës, ne duhet të bëjmë edhe më shumë dhe me shpejtësi”, tha zoti Stoltenberg.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!