Vavalis tregon problemin e humbjeve të Dritës

Drita ka pësuar humbjen e dytë radhazi dhe tani ka tre ndeshje pa fitore në Albi Mall Superligë.

Gjilanasit janë mposhtur në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka thënë pas ndeshjes se pjesa e parë ishte më e mirë, derisa në të dytën nuk luajtën mirë shkaku edhe i fushës.

closevolume_off
Tekniku grek tha se problemi më i madh i skuadrës së tij është psikologjik.

“Në pjesën e parë ishim më mirë. Kemi lëvizur topin. Është vështirë në këtë fushë. Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë. Krijojmë por nuk shënojmë”.

“Ndaj Ballkanit kishim 6-7 raste, sot i kishim 5-6 raste.

Ne po krijojmë dhe nuk po shënojmë. Duhet ta ndryshojmë këtë. Problemi më i madh është psikologjik. Kur të fillojmë të shënojmë do të jetë ndryshe”, ka thënë Vavalis.

Lajmet Vavalis tregon problemin e humbjeve të Dritës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>