Vatikani në zi: Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare, Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Sipas BBC ai mbylli sytë në rezidencën e tij në Vatikan.

Benedikti XVI drejtoi kishën katolike për më pak se tetë vite deri në vitin 2013 dhe u bë Papa i parë që dha dorëheqjen, që prej vitit 1415

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit.

Të mërkurën, Papa Françesku i bëri thirrje nga Vatikani që qytetarët të luteshin për shëndetin e Benediktit XVI, pasi ai ishte u sëmurë.

Joseph Ratzinger lindi në Gjermani. Benedikti ishte 78 vjeç kur në vitin 2005 u bë një nga Papët më të vjetër, të zgjedhur ndonjëherë.

Lajmet Vatikani në zi: Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare, Papa Benedikti XVI >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!