Varhelyi: Takimi me Ramën, korrupsioni dhe krim i organizuar ishin elementët kyç të këtij rrugëtimi

Komisioneri i BE, Oliver Varhelyi, mbajti fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama dhe Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë, lidhur me çeljen e grup-kapitujve të parë të anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën euro-atlantike.

Komisioneri i BE, Oliver Varhelyi deklaroi në fjalën e tij se Shqipëria sot po kremton një moment mjaft të rëndësishëm.

“Mendoj që po kremtoni një vendim mjaft të rëndësishëm sot, ndonëse zhargoni i procesit duket shuëm teknik që hapëm grup-kapitullin e parë të negociatave, por kjo nënkupton që tashmë është çelur rruga për bisedimet thelbësore, që nënkupton që do negociojmë kushtet që Shqipëria do të jetë anëtare e BE, kjo është ajo që po ndodh sot”, tha ai.

Ai përshkroi rrugën e ndjekur nga Shqipëria drejt këtij momenti historik, ndërsa theksoi se zgjerimi i BE ishte një sfidë më vete.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë përpara, më kujtohet shumë mirë dita e parë në detyrë, kur më duhej të telefonoja kryeministrin Rama në mëngjes herët sepse ishin përballur me nëj tërmet shkatërrues dhe menjëherë ndëryhmë për të ndihmuar dhe mendoj se kjo formësoi edhe pjesën tjetër të mandatit, por solli edhe një qajse të re se ajo që trashëgova nga komisioni ishte më shumë një skenë si një makinë e përplasur se një portfol. Kishim 3 përpjekje të dështuara për të arritur marrëveshjen për nisjen e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë dhe RMV, kjo ishte pika nga më duhej ta filloja. Në thelb, u desh që politika e zgjerimit të ngrihej së pari në këmbë dhe pastaj të merreshin me integrimin e mirëfillitë, të dinim si do të arrinim ekonomi të ngjashme, shoqëri të ngjashme, në BP, edhe para se të ndodhte integrimi”, theksoi ai duke shtuar se për këtë duhej hartuar edhe një metodologji e re që po përshpejton edhe zgjerimin.

Lidhur me ecurinë e Shqipërisë, Varhelyi ndau edhe takimin e tij me kryeminsitrin Rama, duke theksuar se ky i fundit kishte shumë dilema apo pasiguri lidhur me këtë proces apo qasjen e BE për zgjerim.

Ai theksoi se Shqipëria ka punuar sa i përket sfidës ndaj korrupsionit apo krimit të organizuar, të cilat sipas tij, ishin edhe elementët kyç në këtë rrugëtim.

“Shqipëria ndërmori një qasje të re, kur vjen fjala për t’i bërë gjërat dhe kjo qasje e rë nënkupton se të mos druhet të bëjë gjithçka është e nevojshme edhe në terren. Kishim në 2021 shqetësime sa i takon krimit të organizuar, korrupsionit, sistemit gjyqësor dhe ne vërtetë u futëm shumë thellë më kryeministrin dhe ai është angazhuar e ka realizuar këto duke ndërmarrë veprime bashkë me shtetet anëtare dhe duke ndërtuar besimin copë pas cope, tullë pas tulle dhe mendoj se ishte element thelbësor në suksesin që vendi ka akumuluar aktualisht”, shtoi ai.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker