Varadkar: Do të japë përkrahje që Kosova të bëhet pjesë e KiE-së këtë vit

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka folur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se është shumë i lumtur që po e zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë duke rikujtuar edhe faktin se Irlanda ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Varadkar ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për thellim të raporteve në mes të dy shteteve, derisa ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkim Evropian dhe Këshill të Evropës.

Kryeministri irlandez ka thënë se më shumë kënaqësi do të japë përkrahjen e tij që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës gjatë vitit 2024.

“Kënaqësi që jam këtu në Kosovë në vizitën e parë, shpresoj ta vizitoj prapë në të ardhmen. Patëm takim konstruktiv, ishte mundësi e mirë të mësojmë për zhvillimet rajonale. Diskutuam për raportet bilaterale që po thellohen edhe tutje. Irlanda është prej vendeve të para që kemi njohur Kosovën dhe jam krenar për kontributin e ushtrisë tonë që jep në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe civilët që shërbejnë në EULEX. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshill të Evropës. Me shumë endje do të përkrah që Kosova të bëhet pjesë e KiE sivjet. Kosova po tregon zotim ndaj vlerave evropiane. Keni harmonizuar politikat e sigurisë me ato të BE-së dhe e di që keni pasur presione për ta bërë këtë, dhe kjo do të ndikoj në vlerësimin tonë në të ardhmen. Do të shohim edhe për liritë themelore dhe trajtimin e minoriteteve”, ka thënë Varadkar, raporton Express.

Ai tutje ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se është jetik për të arritur paqe dhe zhvillim të mëtejmë në dy vendet. Varadkar ka thënë se është e rëndësishme që brenda këtij viti të konsolidohet stabiltieti dhe të mos përsëriten më skenat e majit dhe shtatorit 2023.

“Dialogu Prishtinë-Beograd është jetik për të arritur një harmoni dhe për një zhvillim të mëtejmë, edhe në Kosovë edhe në Serbi. Ky vit është më rëndësi që ky stabilitet të konsolidohet në Kosovë dhe nuk duam të shohim kthim të skenave të dhunshme që I pamë në shtator dhe në maj. Falënderoj Kurtin për mikpritjen dhe dashamirësinë. Është kënaqësi që vizitova vendin tuaj të bukur”, ka thënë ai.

Lajmet Varadkar: Do të japë përkrahje që Kosova të bëhet pjesë e KiE-së këtë vit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>