Valon Berisha rikthehet në Evropë

Mesfushori dardan, i cili numëron 40 ndeshje dhe 4 gola me Kosovën, është rikthyer pas 6 vitesh në Austri.

30-vjeçari ka firmosur me LASK Linz deri në verën e vitit 2026.

Berisha e kaloi sezonin e fundit në Australi te Melboune City, ekip ku ishte i huzuar nga Reims.

Në shtatorin e vitit të kaluar erdhi ndëprerja e bashkëpunimit me klubin francez, ndërkohë që tani do të vijojë karrierën në Austri.

Aty ku luajti 6 sezone me Salzburgun përpara se të transferohej te Lazio në verën e vitit 2018.

LASK renditet aktualisht në vendin e tretë në Bundesligën austriake me 32 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Salzburgut.

Lajmet Valon Berisha rikthehet në Evropë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>