Vajzat U19 fitojnë ndaj Luksemburgut

Kombëtarja e Kosovës e grupmoshës U19 në konkurrencën e vajzave e ka mposhtur sot Kombëtaren e Luksemburgut, të të njëjtës grupmoshë, me rezultat bindës 4:0, në kuadër të rrethit të dytë për kualifikimet e Evropianit 2024.

Dardanet e reja, me plotë përkushtim iu qasën lojës që nga fillimi i ndeshjes.

Në pjesën e parë, Kosova zhbllokoi rezultatin duke shënuar golin e parë përmes Rreze Gashit në minutën e 40-të.

Me të filluar pjesa e dytë, gjegjësisht në minutën e 49-të, Sahare Berisha shënon për 2:0.

Vetëm pesë minuta më pas, Alba Shabani thellon epërsinë me golin e saj duke çuar rezultatin e Kosovës në 3:0.

Ekipi kundërshtar i cili nuk arriti t’i rezistojë Kosovës, pak para fundit zyrtar të ndeshjes, përkatësisht në minutën 82 shkaktoi autogol, çfarë bëri që Kosova ta përmbyllë takimin me Luksemburgun me shifrat 4:0.

Lajmet Vajzat U19 fitojnë ndaj Luksemburgut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>