Vajza minorene akuzon babain e saj për abuzim seksual, gjykata lë në burg 48-vjeçarin në Durrës

48-vjeçari Bledar Rako, i cili akuzohet nga e bija për kryerje marrëdhënie seksuale me të prej katër vitesh, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të çështjes sensitive.

Fillimisht i akuzuari u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga shteti, por më pas seanca u ndërprere pasi u njoftuan se kanë një avokat të marë nga familja.

Gjatë seancës të zhvilluar 48-vjeçari ka hedhur poshte pretendimet e ngritura nga e bija, duke përjashtuar veten nga kryerja e nje akti të tillë.

Pasi dëgjoi palët trupi gjykues mori vendimin, arrest me burg.

Sakaq në përfundim të masës, një tjeter çështje civile për lëshim urdhër mbrojtje e kërkuar nga vajza u zhillua në gjykatën e Durrësit.

Por që u rrëzua nga trupi gjykues kërkesa i urdhrit te mbrojtjes. Ngjarja u denoncua para katër ditësh nga vajza 15-vjeçare e cila i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh.

Lajmet Vajza minorene akuzon babain e saj për abuzim seksual, gjykata lë në burg 48-vjeçarin në Durrës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>