Uzuni merr çmimin si lojtari i sezonit në La Liga 2

Myrto Uzuni është shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të La Liga 2 për sezonin 2022/2023.

Ylli kuqezi ishte një bomber i vërtetë për ekipin e Granada-s, pasi realizoi 23 gola dhe e ndihmoi skuadrën të ngrihej në La Liga, divizionin e parë të Spanjës.

Me një postim në rrjetet sociale, sulmuesi i kombëtares shqiptare u shpreh shumë i lumtur dhe ka theksuar se rrugëtimi i tij sapo ka nisur.

“Shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju! Të emërohem lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për mua. Të jesh golashënuesi më i mirë dhe të ngjitesh në La Liga ishte një ëndërr e realizuar. Tani është koha të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për ta mbajtur këtë ekip aty ku e meriton të jetë, ndër më të mirët në Spanjë”, ka thënë Uzuni.

Ai ka falenderuar tifozët e Granadas, duke thënë se ata ishin motivi kyç në këtë sukses.

Uzuni ka shtuar se angazhimi i tij për ekipin nuk ka mbaruar me kaq, por sapo ka filluar.

Lajmet Uzuni merr çmimin si lojtari i sezonit në La Liga 2 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>