Ushtima e triumfit të Messit mbërrin edhe te Obama

Fitorja e Argjentinës me në krye Lionel Messin në Kupën e Botës ishte fjala kryesore mbrëmë.
Zhurma e fitores së tij shkoi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku futbolli nuk është edhe aq i popullarizuar.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka uruar shtatë herë Topin e Artë për triumfin aq të kërkuar në Botëror.
“Urime Argjentinës dhe MMGJK-së, Lionel Messit, për një fitore të mrekullueshme të Kupës së Botës”, ka shkruar Obama në llogaritë e tij në rrjete sociale.
Argjentina e mposhti kampionin deri në atë moment në fuqi të botës, Francën, përmes penaltive, pasi 120 minutat përfunduan në një dramë, 3:3./Njeshi/
Lajmet Ushtima e triumfit të Messit mbërrin edhe te Obama >> Njeshi.