Ursula von der Leyen të shtunën në Prishtinë të takohet me Osmanin e Kurtin
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen javën e ardhshme,do ta nisë një ‘tur ‘tour’ në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Siç bëhet e ditur në kalendarin e publikuar në web-faqen e KE-së, Von der Leyen të shtunën më 26 tetor do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Të ejnten ajo do të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut e më pas do të largohet për në Bosnjë e Hercegovinë, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse.
Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviq.
Ditën e fundit e ‘tourit’ ballkanik, Ursula von der Leyen do ta kalojë fillimisht në Kosovë, ndërsa për fund do të shkojë në Mal të Zi.