United gjen pasuesin e Ten Hag
Manchester United është i interesuar të emërojë trajnerin e Sportingut, Ruben Amorim në stolin e tyre dhe është i gatshëm të paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 10 milionë euro (8.3 milionë £), raportojnë mediat angleze.
“Djajtë e Kuq” kanë nevojë për një trajner të ri pas shkarkimit të Erik ten Hag të hënën.
“Manchester United ka shprehur interesimin e tyre për të rekrutuar trajnerin Ruben Amorim dhe kanë thënë se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 10 milionë eurosh”, tha Sporting në një deklaratë për mediat në Portugali, përcjellë KosovaPress.
Amorim, 39 vjeç, është një trajner shumë i vlerësuar, i cili ka fituar dy tituj të ligës portugeze me Sportingun – duke përfshirë të parën në 19 vjet – që nga bashkimi në vitin 2020.