“Unë i kam 50 millionë euro, po ti çfarë ke”? Mesazhi kërcënues që mori Altin Dumani nga politikani

E teksa SPAK po vijon me goditet e fuqishme si ndaj politikanëve të korruptuar ashtu edhe ndaj grupeve kriminale, po marrin edhe kërcënime.

Këtë gjë e pretendon edhe deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili është shprehur se një politikan në arrati i ka dërguar një mesazh kërcënues kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ai tha se ky politikan i ka dërguar mesazh Dumanit duke i thënë: ‘Unë i kam 50 milionë euro, po ti çfarë do kesh kur të mbarosh mandatin ?’

Ai nuk përmendi emër ndërsa në studion e “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, të pranishmit përmendën emirin e Arben Ndokës, emri i të cilit doli në operacionin e fundit të SPAK që goditi 7 grupe kriminale.

“Kemi disa informacione që kanë filluar kërcënimet ndaj familjarëve të prokurorëve të SPAK-ut, madje dhe jashtë shtetit.

Madje po them që edhe një ministër, apo një tjetër që është në arrati ka sjellë edhe haber edhe Dumanit. Jo ministër, një tjetër që është në arrati, i ka thënë: “Unë i kam 50 milionë euro, po ti kur të përfundosh mandatin, çfarë ke”.

Mua s’ma ka thënë dumani, po ka ca informacione të tjera që njerëz që kanë qenë në politika po i kërcënojnë. Ju duket çudi ju kjo gjë”, tha ai ndër të tjera.

Lajmet “Unë i kam 50 millionë euro, po ti çfarë ke”? Mesazhi kërcënues që mori Altin Dumani nga politikani >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>