Ulutas pret në takim Kuritn dhe Maqedoncin, flasin për çështjen e sigurisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u pritën në një drekë pune në zyrat qendrore të KFOR-it në ‘Camp Film City’ nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutas.

Situata e sigurisë, bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe temat aktuale ishin pjesë e diskutimit, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

“Në takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë i institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës dhe takimet e shpeshta për koordinim sa më të mirë me misionin e NATO-s në Kosovë”.

“Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e tij dhe për kontributin e KFOR-it për sigurinë dhe paqen”, thuhet në njoftim.

Lajmet Ulutas pret në takim Kuritn dhe Maqedoncin, flasin për çështjen e sigurisë në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>