Ulet avioni i parë në Vlorë

Ditën e some është kryer fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

I pranishëm është kryeministri i vendit Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në fjalën e tij kryeministri i  Shqipërisë Edi Rama tha se projekti ka qenë sfidues, por shqiponja dykrenare pritet që të ngrejë shumë lart emrin e aeroportit për cilësinë e shërbimit.

“Shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve të aeroportit të Vlorës. Kjo shqiponjë dy krenare që është krijuar në aeroportin e Vlorës do ta ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti për cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe edhe për nivelin e buzëqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi. Falenderoj ata që besuan dhe punuan për këtë projekt që nuk ka qenë i lehtë. Ka qenë sfidues.”, tha ai.

Rama gjithashtu u është përgjigjur kritikëve dhe ka zbuluar një “surprizë” në lidhje me aeroportin e Kukësit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker