“Uji është blu kristal si Maldivet”, dhëndri i Trump flet projektin e Sazanit: Plazhet janë mahnitëse!

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump “i ka vënë syrin Ballkanit”.

Kështu shkruan gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.

Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.

Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner.

Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”, ka deklaruar dhëndri i ish-Presidentit të SHBA-ve.

Edhe pse projektet mund të kenë shkaktuar debate politike, Kushner është shprehur se “kam ndjekur çdo ligj dhe rregull të etikës”.

Gazeta shkruan mes të tjerash “se Kushner ka bashkuar forcat me miqtë e tij, Ric Grenell, ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe biznesmenin njujorkez Asher Abehsera për të investuar në turizmin shqiptar, që po njeh një bum kohët e fundit.

Lajmet “Uji është blu kristal si Maldivet”, dhëndri i Trump flet projektin e Sazanit: Plazhet janë mahnitëse! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>