U vra nga pronari i hotel “Greccia”, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit

U vra nga pronari i hotelit, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzi.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje, duke shkuar në fshatin Vuno.

Dy punonjës të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi janë arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Nevruzit pak pas mesnatës së të mërkurës, (Ora 00:30 të 6 qershorit 2024).

Në pranga kanë rënë Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë dhe punonin në hotel ‘Greccia’. Po ashtu, dje u arrestua në Greqi edhe pronari i hotelit, Gerald Shehu i cili sipas policisë e ka qëlluar 31 vjecarin me dy plumba në kokë.

Të dy, si Qose dhe Larti kanë pranuar se kanë ndihmuar pronarin e hotelit duke e fshehur trupin në qese plehrash dhe më pas ta fusnin në bagazhin e makinës.

Lajmet U vra nga pronari i hotel “Greccia”, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>