U vazhdohet masa e ndalimit edhe për 48 orë të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që t’ua vazhdojë masën e ndalimit edhe për 48 orë, dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Elzana Kastrati zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, të pandehurve iu ka caktuar masën e ndalimit edhe për 48 orë, deri në marrje të vendimit lidhur me kërkesën për caktim të masës së paraburgimit”, ka thënë Kastrati për portalin rtv21.tv.

Muhaxheri u sulmua nga dy persona të shtunën në mëngjes. Motivet e sulmit nuk janë bërë të ditura.

Prokurorja e rastit Arlinda Nallbani-Gacaferri ka thënë për portalin rtv21.tv se ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve. Por, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur ta vazhdojë masën e ndalimit për 48 orë./21Media

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj kryetarit të Pejës

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker