U shpall lojtari më i mirë i vitit në Zvicër, Granit Xhaka: Nuk ishte viti im, ishte viti ynë

Pasi u shpall lojtari më i mire i vitit në Zvicër, Granit Xhaka tha se ky nuk është viti I tij, por i Zvicrës. Xhaka i falënderoi të gjithë për mbështetjen, e falënderim të veçantë pati për trajnerin e kombëtares.
“Nuk do të thosha se ishte viti im. Ishte viti ynë – një vit i jashtëzakonshëm, i suksesshëm për të gjithë Zvicrën. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre, veçanërisht trajnerin e Kombëtares Murat Yakin”, tha Granit Xhaka.
Granit Xhaka përjetoi një vit historik në 2024. Me Bayer Leverkusen, 32-vjeçari siguroi titullin e parë të ligës në historinë e klubit si një ekip i pamposhtur, gjithashtu triumfoi në Kupë. Ai gjithashtu luajti gjithashtu një rol në ekipin kombëtar në rrugën për në çerekfinale të Kampionatit Evropian.