U shpall i humbur në kufirin Serbi-Kroaci, gjendet në Itali Leo Roçi, alarmoi familjen prej 10 ditësh

Leo Roçi, 34-vjeçari i cili prej 10 ditësh rezultonte i humbur është gjetur në Itali. Familjarët e tij e denoncuan të humbur atë, pas kontaktit të fundit që kishin pasur në kufirin serbo-kroat.

Familjarët e të riut kanë njoftuar sot zyrën e Ministrisë së Brendshme, ku kanë deklaruar se sot kanë kontaktuar me 34-vjeçarin dhe se ai ndodhej në Itali.

Ata kanë falënderuar ministrin e Brendshëm, Taulant Balla për angazhimin e tij për gjetjen e të riut.

Kujtojmë që denoncimi fillimisht u bë nga daja i të riut, i cili deklaroi në polici se fillimisht ai nuk i është përgjigjur në telefon.

Më pas telefonin e Leos e ka hapur një shtetas serb. Ata dyshonin se i afërmi i tyre nuk jeton më.

Ndërkohë babait i Leo Roçit, 34-vjeçarit ka treguar se djali i tij po tentonte të shkonte në Britaninë e Madhe ku jetonin bashkëshortja dhe djali i tij. Sipas babait, pas daljes nga burgu i biri kishte shfaqur shqetësime dhe donte të shkonte pranë familjes së tij.

Lajmet U shpall i humbur në kufirin Serbi-Kroaci, gjendet në Itali Leo Roçi, alarmoi familjen prej 10 ditësh >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>