U përplas me motor, vdes tragjikisht shqiptari në Greqi (EMRI)

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik, të regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Seksklou – Volos në Greqi.

Mediat fqinje raportojnë se viktima është shtetasi Serxho Sula, 26 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur pak para orës 18.00.

Shqiptari po udhëtonte me motor, ku po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Dyshohet se motori ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

Shqiptari Serxho Sula jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

Lajmet U përplas me motor, vdes tragjikisht shqiptari në Greqi (EMRI) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>