U luajtën gjysmëfinalet e turneut “Shqiponja 2000”

Në nderim të 8 Marsit, ditës së gruas, të martën në Gjakovë ka nisur turneu tradicional i hendbollisteve, “Shqiponja 2000”. Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë janë të mërkurën, shkruan Rahoveci.INFO.

Kosova U-19 është përballur në gjysmëfinale me Bullgarinë U-19, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 29-17.

Pak gjëra kanë funksionuar në lojën e skuadrës sonë, që është grumbulluar në Gjakovë në kuadër të përgatitjeve për Evropianin që mbahet në verë në Prishtinë. Por ,mësime pritet të nxirren nga kjo paraqitje e zbehtë.

Në gjysmëfinalen tjetër u përballën Shqiponja dhe skuadra nga Maqedonia e Veriut, Gjorgje Petrov. Skuadra mysafire fitoi me rezultat 47-18.

Pra në finale takohet Bullgaria U-19 dhe Gjorgje Petrovi.

Lajmet U luajtën gjysmëfinalet e turneut “Shqiponja 2000” >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!