U largua nga Garda pas 11 vitesh, Alibeaj hedh dyshime për Gramoz Sakon: Ka dalë në ‘Sky ECC’

Enkelejd Alibeaj hedh dyshime se Gramoz Sako, që dha dorëheqjen nga kreu i Gardës së Republikës në fillim të shkurtit ka dal në komunikimet në “SkyECC”, në debatin që po zhvillohet për ndryshimet për ligjin e Gardës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD tha gjithashtu se pas largimit të Sakos, mazhoranca propozoi ndryshime në ligjin për Gardën.

“Çështja e telefonave të enkreptuar “SkyECC”. Paska një teori sipas të cilës edhe drejtori i dorëhequr i Gardës së Republikës qenka i përfshirë. Iniciativë e kamufluar e Nasip Naços, i cili bashkë me Ministrinë e Brendshme thonë që nuk kanë pasur asnjë diskutim për të ndryshuar ligjin për gardën. Por, pse pikërisht ditën e dorëheqjes Naço nxori amendamentin për ndryshim të ligjit. Cili zog ua tregoi në dritare nëse nuk keni komunikuar? Por Z. Naço mund të ketë ditur të dhënat nga përdorimi i telefonit “SkyECC”, që ia jep atribut detyra në krye të Komisionit të Sigurisë Kombëtare”, tha Alibeaj në Komisionin e Sigurisë.

Lajmet U largua nga Garda pas 11 vitesh, Alibeaj hedh dyshime për Gramoz Sakon: Ka dalë në ‘Sky ECC’ >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>