U ekstradua sot nga Greqia/ Laert Haxhiu blindon “313”-ën, izolohet në qeli, do qëndrojë vetëm
Ka mbërritur në ambientet e paraburgimit “313” Laert Haxhiu, pas ekstradimit nga Greqia. 32-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Posaçme me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës në tetor 2017 ku mbetën viktima dy persona dhe u plagosen dy te tjere.
Burime për Rahoveci INFO bëjnë me dije se ai ndodhet i vetëm në qeli e ndërsa është në pritje të daljes para GJKKO për t’u njohur dënimin dhe akuzat e tij.
Në një reagim avokati i tij, Detar Hysi u shpreh se për çështjen e Haxhiut do të ndjekë çdo rrugë ligjore para institucioneve të drejtësisë.
Ekstradimi i tij u realizua nga bashkëpunimi mes dy vendeve ku prej majit të 2023 ai ndodhej i arrestuar ne Greqi.
Lajmet U ekstradua sot nga Greqia/ Laert Haxhiu blindon “313”-ën, izolohet në qeli, do qëndrojë vetëm >> Rahoveci INFO.