U dënua me burg për 53 milionëshin, Haradinaj: Pali s’e ka marrë asnjë cent për veten

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur në T7 se Pal Lekaj nuk e ka marrë asnjë cent nga 53 milionëshi.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtimit të buxhetit të Kosovës.

Dënimi, i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar, ka të bëjë me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Por Haradinaj ka thënë se Kosova e ka kontraktuar kopaninë “Bechtel&Enka” para se ai të vinte në pushtet, më pas Haradinaj thotë se Kosova i kishte para borxh për autostradën.

Ai beson se është një keqkuptim i gjykatës dhe shkalla tjetër e gjyqësisë do ta sqarojë këtë.

“Unë besoj që është një keqkuptim, është keqkuptu çështja e të vërtetës dhe shpresoj që shkalla tjetër e sqaron. Tash iu sqaroj marrëdhënia e Kosovës me “Bechtel&Enka”, një operator që ka qenë i kontraktun para ardhjes sime në pushtet që Kosova ia kishte paret broxh me ndërtu rrugën për Shkup, nuk ka mundur me u ndryshu kjo marrëdhënie. Psh Lekaj nuk ka marrë asnjë cent për vete”, ka thënë Haradinaj.

Lajmet U dënua me burg për 53 milionëshin, Haradinaj: Pali s’e ka marrë asnjë cent për veten >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>