Turqia arreston një kosovar, e akuzon për bashkëpunim me inteligjencën izraelite

Policia turke ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cilin e akuzon se ka trasferuar para te operativët e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

I arrestuari është identifikuar si Liridon Rexhepi nga Kosova.

Ai kishte hyrë në Turqi më 25 gusht, u ndalua të premten e kaluar dhe të martën zyrtarisht u arrestua, tha Anadolu.

Sipas kësaj agjencie, ai gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka bërë transferime të parave.

Që nga janari, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe hetues privatë, nën akuzat se kanë mbledhur të dhëna për individë, kryesisht për palestinezë që jetojnë në Turqi, dhe ato të dhëna ia kanë dërguar inteligjencës izraelite.

Izraeli nuk ka komentuar arrestimet e bëra në Turqi.

Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë një prej kritikëve më të zëshëm të veprimeve të ushtrisë izraelite, dhe e ka lavdëruar Hamasin, duke thënë se është një grup çlirimtar.

Në maj, Turqia ndaloi të gjithë tregtinë me Izraelin dhe ka aplikuar që të bëhet pjesë e një rasti të gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Lajmet Turqia arreston një kosovar, e akuzon për bashkëpunim me inteligjencën izraelite >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker