Turi i diasporës, Rama mban sot tubimin në Selanik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbajë këtë të diel tubimin në Selanik, në kuadër të turit me shqiptarët e diasporës.

Tubimi i kreut të qeverisë shqiptare do të fillojë në orën 11:00.

Vizita e dytë e kryeministrit Edi Rama në Greqi në turin e tij të takimeve me Diasporën, nuk është mirëpritur nga ultracionalistët grekë.

Përmes një deklaratë zyrtare, partia ultranacionaliste greke, “Fronti Kombëtar” e cilëson kreun e qeverisë shqiptare si një person të padëshirueshëm, ndërsa sjell në vëmendje edhe faktin që kjo mbledhje është miratuar edhe nga Athina zyrtare.

Ndërsa kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale njoftoi këtë takim duke the se do të rikthehet me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Evropian.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker