Tryeza për gjendjen në arsim, Tahiri paraqet konkluzionet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka paraqitur konkluzionet e tryezës të sotme për gjendjen në Arsim organizuar në bashkëpunim me Forumin Intelektual Evropa 2030.

Tahiri ka thënë se rregullimi i Ligjit të pagave është interes kombëtar.

“Ligji i Pagave i ka dëmtuar profesorët universitarë dhe stafin akademik në universitetet publike. Është interes kombëtar rregullimi i këtij Ligji”, ka thënë Tahiri.

Këto janë konkluzionet:

Konkluzionet e Tryezës për gjendjen në Arsim

• Arsimi në Kosovë është duke u ballafaquar me probleme sistematike, njëherit me mungesë serioze të trajtimit nga kjo qeveri.

• Tendenca për politizim dhe partizim në Universitetin e Prishtinës është alarmues.

• Raporti i Progresit të BE-së është kritik ndaj zhvillimeve në sektorin e arsimit në Kosovë.

• Luftë e hapur me Sindikatën e Arsimit (SBAShK) nga qeveria.

• Klasat, amfiteatrot dhe laboratoret janë fabrikat më të rëndësishme për një komb e shtet për shkak se në këto ambiente formësohet resursi më i madh i një shoqërie, shteti e kombi, njeriu- burimi njerëzor.

• Me arsim nuk duhet të ketë pazar, pasi këtu fillon dhe ndërtohet ardhmëria e një vendi.

• Ligji i Pagave i ka dëmtuar profesorët universitarë dhe stafin akademik në universitetet publike. Është interes kombëtar rregullimi i këtij Ligji.

•Cilësia e hulumtimit shkencor dhe akademik në arsimin e lartë duhet të jetë prioritet – procesi i akreditimit duhet të jetë i bazuar në meritë.

• Mungesa e teksteteve shkollore – shkaktuan probleme serioze  – kjo krizë ishte ikje nga detyra ligjore.

• PISA – ka treguar nivelin e ulët dhe situatën alarmante në sektorin e arsimit.

• Autonomia financiare përmes financimit të drejtpërdrejtë dhe përdorimi i të hyrave vetanake nga Universiteti është prioritet;”.

• Ligji i Arsimit të lartë duhet të ndryshojë dhe kompetencat duhet t’i lejohen stafit akademik të universiteteve publike e jo bordeve për zgjedhjen e Rektorit.

Lajmet Tryeza për gjendjen në arsim, Tahiri paraqet konkluzionet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>