Trupat e dy kosovarëve që vdiqën aksidentalisht në Hungari pritet të kthehen sot në Kosovë

Trupat e dy kosovarëve që vdiqën në aksidentin në Hungari, Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, pritet të kthehen sot në Kosovë.

Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla-Schwarz, tha se kanë kërkuar që sa më shpejtë të kryhen procedurat dhe se dje është bërë obduksioni.

“Sot me datë 10.01.2024, familjarët kanë tërhequr trupat e familjarëve të tyre dhe sot bëhet kthimi i tyre në Kosovë. Po ashtu kemi kërkuar nga autoritetet hungareze që sa më shpejtë të kryhen procedurat dhe dje, me datë 09.01.2024 është bërë obduksioni. Pas aksidentit autoritetet hungareze kanë kryer procedurat zyrtare që duhet ndjekur duke përfshirë raportin e aksidentit rrugor dhe atë të mjekësisë ligjore, procedurat e obduksionit (autopsisë) dhe të identifikimit. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla edhe njëherë i shpreh ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi për humbjen e më të dashurve të tyre”, tha Sahiti për Klan Kosova.

Lajmet Trupat e dy kosovarëve që vdiqën aksidentalisht në Hungari pritet të kthehen sot në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>