Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse rizgjidhet president
Ashtu siç e kishte premtuar më parë gjatë fushatës për presidencialet e nëntorit, Donald Trump ka konfirmuar edhe njëherë se dëshiron ta ketë Elon Musk pjesë të administratës së tij.
Kandidati republikan për president, njoftoi sot se nëse rizgjidhet do të krijojë një komitet për të vlerësuar dhe kontrolluar punën e qeverisë, duke shtuar se Elon Musk, i cili kishte sugjeruar krijimin e këtij komiteti, ka pranuar edhe ofertën për ta drejtuar atë.
Trump e njoftoi postin që Musk do të mbajë gjatë një fjalimi para drejtuesve të lartë të biznesit në Nju Jork, ndërsa Wall Street Journal ishte e para që raportoi më herët sot se ai do të mbështeste publikisht krijimin e një komisioni të tillë.
Ish-presidenti ka folur me stafin e tij për javë të tëra për idenë e formimit të një komiteti për të mbikëqyrur efektivitetin e punës së qeverisë, thanë njerëz me njohuri për ato bisedime.
Sot, megjithatë, ishte hera e parë që ai miratoi publikisht idenë, e cila është paraqitur nga Musk, një donator i madh dhe mbështetës i shquar i Trump për rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Komiteti që dyshja Musk-Trump do të ngrenë, pritet që të kryejë “një auditim gjithëpërfshirës financiar dhe të performancës së të gjithë qeverisë federale” dhe do të bëjë rekomandime për reforma drastike.
Vetë Musk kishte përsëritur më herët se ishte i hapur për të qenë pjesë e atij komiteti. “Mezi pres t’i shërbej Amerikës nëse paraqitet mundësia“, shkroi Musk në platformën e tij
Lajmet Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse rizgjidhet president >> Rahoveci INFO.