Trump njoftoi tarifa të reja për eksportet e çelikut dhe aluminit, reagon BE: Nuk ka justifikime!

Bashkimi Evropian “nuk sheh asnjë justifikim” për vendosjen e tarifave të SHBA-së mbi eksportet e çelikut dhe aluminit nga blloku, thuhet në një deklaratë të Komisionit Evropian të botuar sot.

“Ne nuk do t’u përgjigjemi njoftimeve pa detaje apo sqarime me shkrim”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama është një kukull i George Soros.

“Jemi këtu që të ndihmojmë në zgjedhjen e kryeministrit, i cili është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që në mënyrë të suksesshme do të punojë me Presidentin Trump. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se sa një kukull e George Soros. Nuk mund të jesh një kukull i Soros dhe mik i SHBA-së, kjo nuk është e mundur. Familja e Soros e ka humbur mbështetjen në Uashington dhe në të gjithë botën dhe vetëm Berisha është një mik i vjetër i SHBA-së”, deklaroi LaCivita.

“Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punonjësve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara”, sipas deklaratës.

Deri më tani komisioni nuk është njoftuar zyrtarisht për ndonjë tarifë shtesë për eksportet e BE-së.

Deklarata e komisionit theksoi se vendosja e tarifave do të ishte e paligjshme dhe ekonomikisht antiproduktive.

“Tarifat janë në thelb taksa. Duke vendosur tarifa, SHBA-ja do të taksonte qytetarët e vet, do të rriste kostot për biznesin dhe do të nxiste inflacionin. Për më tepër, tarifat rrisin pasigurinë ekonomike dhe prishin efikasitetin dhe integrimin e tregjeve globale”, sipas deklaratës së BE-së.

Lajmet Trump njoftoi tarifa të reja për eksportet e çelikut dhe aluminit, reagon BE: Nuk ka justifikime! >> Rahoveci INFO.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker