Trump: Nëse humbas zgjedhjet do iki në Venezuelë

Gjatë intervistës me donatorin miliarder Elon Musk, kandidati republikan për president Donald Trump tha se ata mund të “takohen herën tjetër në Venezuelë” nëse ai humbet zgjedhjet e nëntorit.

“Nëse diçka ndodh me këto zgjedhje, të cilat do të ishin një shfaqje horror, ne do të takohemi herën tjetër në Venezuelë, sepse do të jetë një vend shumë më i sigurt për t’u takuar se vendi ynë”, i tha Trump, Musk.

“Në rregull, kështu që ne do të shkojmë. Ju dhe unë do të shkojmë dhe do të kemi një takim dhe darkë në Venezuelë”.

Trump kishte pretenduar se Venezuela ka liruar kriminelë të dhunshëm nga burgjet e saj dhe i ka dërguar në Shtetet e Bashkuara për të ulur shkallën e krimit të saj.

“Shkalla e tyre e krimit po bie dhe shkalla jonë e krimit po rritet. Dhe është kaq e thjeshtë. Dhe ju nuk keni parë asgjë akoma sepse këta njerëz kanë ardhur në vendin tonë dhe ata thjesht po ambientohen”, tha ai.

Trump ka ngritur pretendimin për lirimin e të burgosurve nga Venezuela dhe dërgimin e tyre në Shtetet e Bashkuara.

“Unë do t’ju them se çfarë. Venezuela nuk i ka hequr qafe të gjithë ata. Ata kanë hequr qafe rreth 70 për qind të njerëzve të tyre vërtet të këqij”, i tha ai Musk.

Trump tha se planifikon të kthehet në vendin ku ndodhi atentati, në Batler të Pensalvisë, për një tubim zgjedhor, në muajin tetor.

Gjatë bisedës, zoti Trump pretendoi se Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nëse ai do të ishte President dhe vlerësoi Presidentin rus Vladimir Putin, atë kinez Xi Jinping dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, të gjithë autoritarë, se “po e bëjnë shumë mire punën e tyre”.

Ai po ashtu shprehu zemërim që Nën Presidentja Kamala Harris u vu në vend të Joe Biden-it si kandidate për Presidente.

“Që kur filloi kjo skemë mashtrimi ajo nuk ka bërë asnjë intervistë”, tha zoti Trump duke pretenduar pa prova se largimi i zotit Biden nga gara presidenciale ishte një “grusht shteti”. Zoti Trump kishte epërsi ndaj zotit Biden në disa anketime në ato shtete që pritet të jenë kritike për zgjedhjet e 5 nëntorit, por tani renditet pas zonjës Harris në disa prej të njëjtave shtete.

Gjatë intervistës, zoti Trump u duk se lavdëroi Musk që kishte pushuar nga puna punonjësit.

“Je i madh. Shih çfarë bën. Shkon dhe pyet, a doni të dorëhiqeni? Ata hyjnë në grevë, nuk dua ta përmend emrin e kompanisë, por ata bëjnë grevë. Dhe ti u thua “Në rregull, jeni të gjithë të pushuar”.

Ish-presidenti, një kritik i hershëm i automjeteve elektrike, ndryshoi qëndrim pasi mori përkrahjen publike nga Musk.

“Jam pro makinave elektrike. Duhet të jem sepse Eloni po më përkrah fuqimisht. Nuk kam rrugë tjetër”, tha ai gjatë një tubimi zgjedhor në fillim të gushtit.

Lajmet Trump: Nëse humbas zgjedhjet do iki në Venezuelë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>