Trump e quan të çmendur Smithin: Mendoj se ai po kthehet në Hagë

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, , shprehu kundërshtimin e tij ndaj asaj që ai e quajti “armatizim të drejtësisë” nga demokratët dhe kritikoi ashpër këshilltarin special amerikan, Jack Smith.
Kjo, ndërlidhur me aktakuzat e Smith ndaj Trumpit.
“E mposhta Jack Smithin e çmendur. Ai është i çmendur. Mendoj se ai po kthehet në Hagë. Ne i fituam proceset gjyqësore,” deklaroi Trump gjatë një fjalimi nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago të martën raporton CNN.
Trump tha se ai dhe ekipi i tij nuk kanë kryer asnjë shkelje.
“Dhe, shtypi bëri një punë të madhe për ta. Por ne nuk bëmë asgjë të keqe. Nuk kemi bërë asgjë të keqe për asgjë.”
Ndërkohë, gjykatësja federale Aileen Cannon ka bllokuar publikimin e raportit përfundimtar të Jack Smith mbi hetimet ndaj Trump.
Ky urdhër pengon Smithin dhe Departamentin e Drejtësisë të publikojnë raportin derisa Gjykata e 11-të e Apelit e Rrethit të SHBA të shqyrtojë një mocion urgjent të paraqitur nga bashkëpandehurit e Trump për të ndaluar publikimin.
Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen ende në Hagë.