Tronditet Parisi: Të shtënat me armë lënë tre të vrarë dhe disa të plagosur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe plagosur tre të tjerë. Një 69-vjeçar i dyshuar u arrestua nga policia në lidhje pas sulmit që ndodhi sulmin, njëkohësisht u sekuestrua arma e përdorur. Po hetohet për një sulm të mundshëm racist, pasi i dyshuari e kishte bërë më parë.

Prokurorja e Parisit Laure Beccuau konfirmoi se i dyshuari sapo ishte liruar, pas një viti arrest. 69-vjeçari kishte sulmuar tendat në një kamp emigrantësh në Paris me mjet prerës.Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l’Est. Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Rue d’Enghien, në lagjen e 10-të në Strasburg-Saint Denis.

LEXO EDHE KETE

Përplaset autobusi, 1 viktimë dhe 23 të lënduar

Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një qendër dhe restorant të komunitetit kurd dhe prokurorët thanë se do të shqyrtonin një motiv të mundshëm racist.

Rruga afër stacionit të metrosë Château d’Eau ka disa restorante dhe dyqane, si dhe qendrën kulturore./Rahoveci.info.info/

 

 

 

 

 

Lajmet Tronditet Parisi: Të shtënat me armë lënë tre të vrarë dhe disa të plagosur >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!