Tri shtëpi, banesë, rezidencë, veturë Tesla e piktura milionëshe – pasuria e majme e Përparim Ramës

Është publikuar edhe pasuria e kreut të kryeqytetit, Përparim Rama.

Siç edhe mund ta shihni në vegëzën respektive e fotografitë e publikuara, Rama gëzon pasuri të majme, gjithnjë sipas të dhënave të publikuar në agjencinë kundër Korrupsionit, përcjell lajmi.

Dy rezidenca i ka të regjistruar vetëm te pasuritë e paluajtshme. Vlera e tyre kap shifrën e hiç më pak se pesë milionë euro.

Veç kësaj ai gëzon edhe tri shtëpi, një banesë, një villë e një objekt biznesi, vlera e të cilit shkon deri në 1 milion euro.

Të pasuria e luajtshme, Rama njofton se ka 4 milionë euro koleksion të pikturave, një veturë Tesla, çmimi i të cilës është mbi 85 mijë euro, dhe po ashtu një veturë tjetër të tipit BMW, e cila kushton 7 mijë euro.

Gjithashtu, ai posedon edhe disa aksione në 11 shoqëri komerciale, në Kosovë dhe në Angli.

I pari i Prishtinës posedon para të gatshme rreth 40 mijë euro, disa prej tyre të rujatura në institucionet financiare në Londër, e disa sosh në Prishtinë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!