Tri nxënëse në Gjakovë vetë-lëndohen – Policia heton rastin si ‘shtytje në vetëvrasje’
Policia e Kosovës ka njoftuar se tri nxënëse në Gjakovë janë viktima të fenomenit të vetë-lëndimit.
Rasti është raportuar të hënën në Gjakovë, në ora 10:30.
“Gjakovë 07.10.2024 – 10:30. Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit”, thuhet në raportin e Policisë.
Tri viktimat, femra kosovare të mitura janë dërguar në trajtim mjekësor.
Në raportin policor thuhet se rasti është duke u hetuar.