Trepça nuk luan me Hapoellin, izraelitët tërhiqen nga garat e FIBA Europe Cup

Skuadra kosovare e basketbollit, “Trepça” nuk do të luaj përfundimisht me izraelitët e Hapoel Galil Elion në fazën grupore të FIBA Europe Cup, pasi që kjo e fundit është tërhequr nga kjo garë.
Është FIBA që i ka larguar nga faqja zyrtare e FIBA Europe Cup dhe ka fshirë ndeshjet e planifikuara të skuadrave izraelite.
Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, FIBA kishte vendosur që ndeshjet e skuadrave izraelite të zhvillohen në Qipro.
Por këto ekipe nuk ishin pajtuar me të gjitha kushtet e FIBA-s dhe vendosën të tërhiqen edhe zyrtarisht.
Tashmë në grupin G do të jenë vetëm tri ekipe: Trepça nga Kosova, Leideni i Holandës dhe Gravelines i Francës.
“Xehetarët” deri më tani i kanë zhvilluar dy ndeshje, duke u përballur nga njëherë me Leidenin dhe Gravelines.
Në këtë fazë, mitrovicasit erdhën pasi arritën triumfin ndaj Tindastollin dhe Parnun, takime që u mbajtën në Estoni.
Lajmet Trepça nuk luan me Hapoellin, izraelitët tërhiqen nga garat e FIBA Europe Cup >> Rahoveci INFO.