Trepça nuk e njeh humbjen

Trepça po vazhdon me fitore në Prince Caffe Superligë, ku në xhiron e 27-të mundi Bashkimin 92:78, që ishte fitorja e 20-ta radhazi në elitën e basketbollit kosovar.

Çereku i parë u karakterizua me shumë pikë të shënuara, sidomos nga vendasit që u shkëputen, duke e fituar këtë pjesë 37:23.

Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, për të bërë përmbysjen në 40:48, por me gjashtë pikë radhazi nga mitrovicasit, pjesa e parë përfundoi 46:48.

Megjithatë, ‘Xehetarët’ u këndellen në periodën e tretë, ku ishin më të mirë dhe shifrat pas 30 minutash ishin 69:61.

Edhe në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Trepça fitoi 92:78.

Te vendasit më i miri ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë e shtatë kërcime, kurse Isiah Umipig shënoi 22 pikë për mysafirët.

Trepça ka 25 fitore e dy humbje, kurse Bashkimi numëron 11 fitore e 16 humbje.

Lajmet Trepça nuk e njeh humbjen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>